Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike ditën e sotme pasi i janë sekuestruar 11 kg drogë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga të riun R.Muça nga Elbasani.
17-vjeçari po udhëtonte me autobusin e linjës Gjirokastër–Tiranë dhe në një kontroll të policisë i janë gjetur në çantën e shpinës 10 pako me marijuanë.