Home Shendetesi Tetanozi mungon ne spitale, pacientet ne rrezik per jeten

Tetanozi mungon ne spitale, pacientet ne rrezik per jeten

1140
0

tetanoziPavarësisht se është fushatë elektorale pacientët në të gjithë vendin kanë nevojë për ilaçe dhe kurim. Prej muajsh vaksina e tetanozit, e cila është elementare për çdo person të plagosur, që ka një plagë të hapur në trup, mungon në spitalin e Durrësit.

Alarmi është dhënë nga pacientët, ndërsa mjekët thonë se vaksina është shumë e domosdoshme në spital kryesisht tani që numri i pacientëve katërfishohet për sezonin veror.

“Vaksina nuk gjendet në magazinën e spitalit të Durrësit dhe as në magazinën qendrore. Është mbaruar edhe në farmacitë private”, deklaroi Zogu. Tetanosi shërben si antitrup për të gjithë infeksionet dhe pacientët që nuk e bëjnë janë në rrezik deri në mbyllje të plagës.

Sakaq, e njëjta situatë paraqitet dhe në Tiranë dhe Sarandë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Urdhrit dhe Sindikata e Farmacistëve. Sakaq, në qytetin bregdetar të Sarandës mungon ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. Të aksidentuarve të plagosurve me mjete prerëse, por edhe ata që plagosen aksidentalisht apo kafshohen nga qentë rrugaçë, e gjithë kategoria e pacientëve me plagë duhet të bëjnë tetanozin. Në mungesë të kësaj vaksine të gjithë janë të ekspozuar ndaj sëmundjes së rrezikshme të Tetanosit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here