Home Politike Zhduken partite e vogla pas marreveshjes se heshtur PD-PS

Zhduken partite e vogla pas marreveshjes se heshtur PD-PS

715
0

Partitë e vogla në Shqipëri shumë shpejt pritet të hiqen nga lista e fletës së votimit. Pakti i heshtur mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për mos të ndryshuar Kodin Elektoral do të sjellë zhdukjen përfundimtare të partive të cilat cilësohen si satelite të partive të mëdha. PSD e Skënder Gjinushit, PDK e Nard Ndokës, LZHK e Dashamir Shehit, PR e Fatmir Mediut, PDS e Paskal Milos, PBDNJ e Vangjel Dules, si dhe PLL, PBK, PDU, PDI, G-99, PLD, etj, do të jenë vetëm si pjesë e historisë së pluralizmit pasi nuk mund të mbijetojnë me këtë Kod Zgjedhor. Që në fillim kur dy partitë kryesore morën përsipër të ndryshonin Kodin, qëllimi kryesor i tyre ishte minimizimi i forcës së partive të vogla. Faza e parë e këtij plani ishte 28 qershori 2009 kur rezultati ishte mjaft i dukshëm, ku një numër i madh partish mbetën jashtë Parlamentit. Faza e dytë do të jetë 8 maji 2011 kur në zgjedhjet lokale partitë e vogla ose do të shkrihen me dy partitë e mëdha ose do të humbasin çdo njësi vendore që kanë. Pas kësaj forca e tyre do të jetë e pandjeshme. Në listën e këtyre partive është dhe LSI-ja e Ilir Metës e cila duhet të kalojë një tjetër provë zjarri në zgjedhjet lokale pasi dy partitë e mëdha kërkojnë ta zhdukin pa shumë ceremoni. Në zgjedhjet e shkuara LSI, e sakatosur, por arriti të mbijetonte duke marrë katër mandate deputetësh, por që ishin shumë larg objektivit të vendosur para zgjedhjeve.
Zhdukja e partive të vogla
Edi Rama dhe Sali Berisha e kanë parë si të mjaftueshme jetëgjatësinë e partive të vogla aleate. Tashmë këto parti do jenë pjesë e së shkuarës. Burime nga dy partitë kryesore bëjnë të ditur se Kodi Zgjedhor nuk do të ndryshojë dhe kjo ka si qëllim dhe eliminimin e partive të vogla. Në zgjedhjet e ardhshme partitë aleate të PD-së dhe PS-së do të jenë të detyruara të futen nën siglën e partive të mëdha ose duhet të firmosin falimentimin e tyre. Edhe ditën e djeshme Edi Rama deklaroi publikisht se nuk ka ndërmend që të ndryshojë kodin Zgjedhor pa u bërë transparenca e zgjedhjeve. Duke u nisur nga rezultatet e fundit elektorale, gjithë partitë e vogla e kanë shumë të vështirë që të kalojnë pragun për të hyrë në sallën e Kuvendit. Deri para një viti kjo gjë ishte bërë me ndihmën e partive të mëdha në bazë të sistemeve që ato kishin zgjedhur duke bërë transferim të votave drejt partive aleate. Kjo gjë tashmë nuk funksionon. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, votat e tyre i mbajnë vetëm për vete, madje ndryshe nga më parë dhe ato të aleatëve i fusin me ligj te votat e tyre.
Aleatët e PD-së dhe PS-së
Partia Demokratike ka një varg të gjatë më parti aleate të cilat në zgjedhjet e fundit shkuan në gjashtëmbëdhjetë. Disa nga partitë që PD ka aleate janë; Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Balli Kombëtar, Partia Lëvizja Demokriastiane, etj. Ndërkohë që pas zgjedhjeve në koalicion me të u fut LSI e Ilir Metës. Të gjitha partitë që janë afër PD-së me përjashtim të LSI, janë me peshë të vogël në jetën politike dhe eliminimi i tyre nuk është me domethënie të madhe pasi shumë mirë figurat që militojnë në to mund të futen në strukturat e demokratëve.

Zhdukja
Partitë e vogla në Shqipëri shumë shpejt pritet të hiqen nga lista e fletës së votimit. Pakti i heshtur mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për mos të ndryshuar Kodin Elektoral do të sjellë zhdukjen përfundimtare të partive të cilat cilësohen si satelite të partive të mëdha. PSD e Skënder Gjinushit, PDK e Nard Ndokës, LZHK e Dashamir Shehit, PR e Fatmir Mediut, PDS e Paskal Milos, PBDNJ e Vangjel Dules, si dhe PLL, PBK, PDU, PDI, G-99, PLD, etj, do të jenë vetëm si pjesë e historisë së pluralizmit pasi nuk mund të mbijetojnë me këtë Kod Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor
Që në fillim kur dy partitë kryesore morën përsipër të ndryshonin Kodin, qëllimi kryesor i tyre ishte minimizimi i forcës së partive të vogla. Faza e parë e këtij plani ishte 28 qershori 2009 kur rezultati ishte mjaft i dukshëm, ku një numër i madh partish mbetën jashtë Parlamentit. Faza e dytë do të jetë 8 maji 2011 kur në zgjedhjet lokale partitë e vogla ose do të shkrihen me dy partitë e mëdha ose do të humbasin çdo njësi vendore që kanë. Pas kësaj forca e tyre do të jetë e pandjeshme. Në listën e këtyre partive është dhe LSI-ja e Ilir Metës e cila duhet të kalojë një tjetër provë zjarri në zgjedhjet lokale pasi dy partitë e mëdha kërkojnë ta zhdukin pa shumë ceremoni.

Mbijetesa
Duke u nisur nga rezultatet e fundit elektorale, gjithë partitë e vogla e kanë shumë të vështirë që të kalojnë pragun për të hyrë në sallën e Kuvendit. Deri para një viti kjo gjë ishte bërë me ndihmën e partive të mëdha në bazë të sistemeve që ato kishin zgjedhur duke bërë transferim të votave drejt partive aleate. Kjo gjë tashmë nuk funksionon. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, votat e tyre i mbajnë vetëm për vete, madje ndryshe nga më parë dhe ato të aleatëve i fusin me ligj te votat e tyre.
*****************************************************************************************
Bogdani: Gjoba e Ramës shkon deri në 100 milion Euro
Partia Demokratike ngulmoi sërish dje se kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u merr 20% ndërtuesve për dhënien e lejeve të ndërtimit. Gerti Bogdani, deputet i PD-së, theksoi se Rama refuzon të japë përgjigje mbi akuzave e ngritura ndaj tij. “Edvin Kristaq Rama, Mr 20% apo kapoja e bllokmenëve të rinj, refuzon cdo pyetjeje në lidhje me dokumentin dhe provën autentike të kontratës ku Lepuri i tij vë gjoba prej 20%, me vlerën 100 milion euro, vetëm në një rast”, theksoi Bogdani. “Mr.20% ka tronditur thellësisht skemën e superpasurimit të Kryetarit “të pastrehë” të Tiranës. “Edvin Kristaq Rama, Mr 20% apo kapoja e bllokmenëve të rinj: Për të shtuar vlerën e 20%  të fitimit të tij, realizoi projektin e kullave 30 katëshe tek Diga. Për të shtuar vlerën e 20% të fitimit të tij, ka parashikuar në këtë projekt rritjen e numrit deri në 4 mijë apartamente, apo mbi gjysmë milion m2 ndërtim, nga të cilat mbi 100 mijë m2 ndërtim vetëm për veten dhe Leprin e tij. Kjo kontratë e bërë publike kërkon përgjigje zoti Rama!”, deklaroi Bogdani.

Balla: “Lepujt” e Berishës të përgjigjen për akuzat e Priftit e Bregut
Socialistët iu kundërpërgjigjën akuzave të kampit tjetër për historinë e “20-%-it”, duke i vlerësuar si shpifje akuzat ndaj kryebashkiakut Rama. Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha se shqiptarët duhet të dinë kush janë njerëzit dhe interesat private që fshihen pas vendimeve korruptive të qeverisë së Berishës. “Lepuri që nxori nga oborri Saliu ishte Gerti, kurse vjersha që recitoi Gerti ishte e vetmja gjë që di të bëjë Sali Baba kur i dalin zullumet: Shaj e shpif me leje ndërtimi!”, tha ai. Më tej, ashtu sikurse edhe në konferenca tjera shtypi, Balla iu drejtua me pyetje kryeministrit.  “Cilat janë lidhjet e Sali Berishës me zullumet e Priftit, Bregut, Vokshit apo Rulit që siç po del përditë e kanë kthyer postin shtetëror në biznes privat? A ke pjesë ti Sali Berisha dhe familja jote në fitimin prej 1.8 milionë eurosh të Dritan Priftit, në hidrocentralet e Bregut, në puset e naftës së Vokshit, në privatizimet pafund të Rulit, përfshirë këtu “ish-ekspozitën Shqipëria sot?”, pyeti në mënyrë retorike deputeti Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here