Këngëtarja Bleona Qerreti ka dhënë intervistën e saj të parë të rëndësishme për tabloidin Global Grind.
Në një intervistë të gjatë ajo ka prezantuar veten, karrierën e saj prej një ylli në vendin e saj dhe gjithçka që po bën për të t’ia nisur sërish nga fillimi në Amerikë. Ja se çfarë shkruan media amerikane për Bleonën: Superstari shqiptar Bleona Qerreti po vjen si një stuhi në industrinë e muzikës amerikane. Kjo brune bombastike ka dhënë me qindra koncerte nëpër arenat e Evropës dhe tani po vjen që të mbretërojë në Amerikë.
Pas një vizite në New York City, Bleona e kuptoi që dëshironte të kishte një karrierë në Shtetet e Bashkuara. Ajo mori pjesë në Grammy Awards ku ju drejtua producentit të hip-hopit Timbaland por që nuk arriti në asnjë zgjidhje. Persistuese për aftësitë e saja, Timbaland më në fund pranoi të bashkëpunonte me Bleonën dhe tani të dy janë duke ëunuar për disa këngë hite.
Si ndryshon proçesi i Shqipërisë nga ai i Amerikës në të shndërruarit në një superstar?
Megjithëse Shqipëria është një vend i vogël në krahasim me Amerikën, konkurenca ekziston gjithandej.
Si nisi bashkëpunimi me Timbaland?
Përpara tre vitesh isha në Gjermani për një tur dhe pasi dëgjova këngën “The Way I Are” nga Timbaland dhe Keri Hilson mendova menjëherë që Timbaland ishte producenti për mua. Kështu shkova në Grammy Awards për ta takuar, ju drejtova atij drejtpërdrejtë duke i thënë ‘Unë mendoj që ti duhet të më japësh një shans. Unë mendoj që ti duhet të punosh me mua’. I habitur ai më thotë ‘Më fal, por si quheni?’ dhe unë i thashë ‘Unë jam Bleona dhe kam 8 albume në Shqipëri. Më jep vetëm një shans’. Dhe ai m’u përgjigj ‘Së pari nuk është më koha e albumeve por e hiteve, dhe nëse do i bëja album dikujt do ja bëja Justin Timberlake dhe jo ty!’. U zhgënjeva shumë pasi nuk isha mësuar të merrja përgjigje negative prandaj dhe vendosa të mos merresha më me të. Pasi u ktheva në Milano ku kisha një koncert më merr Timbaland në telefon dhe më thotë ‘Regjistro një këngë dhe ma jep ta dëgjoj’ dhe unë kur kthehem në L.A. i regjistrova tre këngë. Më në fund pas gjashtë muajsh ai nënshkroi kontratë me mua për tre këngë.
Si u ndjenë shqiptarët mbas shpërnguljes tënde? A ju duk sikur po humbnin një superyll?
Jam munduar të tregohem e mirë ndaj tyre. Isha vjet tek ta në Nëntor dhe kisha 50 mijë njerëz në sheshin qëndror. Ishte pak e çuditshme se për një intervistë që unë dhashë për BET Awards dhe unë po flisja si të isha amerikane meqë sapo kisha marrë nënshtetësinë, dhe ato menduan se unë po mohoja origjinën time, por unë e dua Shqipërinë. Kush do që e lexon këtë intervistë tani, dua t’i them që i dua shumë dhe unë jam kjo që jam falë të gjithë juve. Jam shumë krenare që vij nga një vend i tillë pasi mbart shumë talente dhe ne jemi shumë krenar për atë çfarë jemi. Prandaj dhe dua vërtetë që ta fus vëndin tim në hartë për të gjithë ata që nuk na njohin.
Si është media shqiptare?
Të gjithë i kam miq, por sigurisht nëse dikush do të shesë më shumë gazeta merren me gjëra të tilla si intervista ime në BET Awards, duke thënë se unë kam mohuar Shqipërinë. Kjo i ka dhënë një shtysë atyre për të shitur më shumë gazeta. Por faleminderit Zotit, disa prej miqve të mi gazetarë më njoftuan se mediat madje po keqpërdornin edhe komentet e mia në FaceBook dhe Twitter.