Një person ka mbetur i vdekur në fshatin Pojan të Korçës. 78-vjeçari Ali Zeneli, është plagosur me mjete të forta nga 3 të rinj, dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Pojan, në oborrin e shtëpisë Zeneli, ku tre të rinj janë grindur me djalin e viktimës, dhe kanë goditur me mjete të forta 78-vjeçarin.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka arrestuar 4 personat, që u konfliktuan mes njëri-tjetrit.
Në pranga është vënë djali i viktimës, Petrit Zeneli si dhe 3 personat e tjerë, Bledar, Eduard dhe Marinel Demiri. Mësohet se djali i viktimës, Zeneli sapo ishte liruar nga burgu, pasi vuajti dënimin për lëndë narkotike.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.