Home Politike Këshilli Bashkiak, sot ceremonia e betimit të Bashës

Këshilli Bashkiak, sot ceremonia e betimit të Bashës

543
0

Sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj.
Kryetari i ri bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, pritet të marrë sot detyrën e administrimit të kryeqytetit dy muaj e gjysëm pas zgjedhjeve të 8 majit
Në këtë mbledhje, kandidati i ri, Basha do të bëjë betimin para anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak. Në ceremoninë e betimit do të jetë i ftuar edhe trupi diplomatik, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi si dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth.

Vetëm pas betimit të Lulzim Bashës si kryetar i ri i bashkisë së Tiranës, Edi Rama mund të thirret ish-kryetar, pasi zyrtarisht ai mban detyrën deri ditën e sotme.
Sipas Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, Rama e lë zyrtarisht detyrën që e ka marrë që në vitin 2000, pasi bën betimin kryetari i ri i Bashkisë, Lulzim Basha”Ushtrimi i mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”, thuhet në pikën 4 të nenit 40 të Ligjit për pushtetin vendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here