Home Bota Manifesti i terroristit Breivik: Skënderbeu, hero i krishterë

Manifesti i terroristit Breivik: Skënderbeu, hero i krishterë

667
0

Një auto-intervistë e gjatë e terroristit norvegjez gjendet në internet si pjesë e një manifesti 1.500 faqesh ku glorifikohet krishtërimi dhe përbuzen popujt myslimanë. Në këtë dokument voluminoz, autori i vrasjes së 93 njerëzve dhe plagosjes së 97 të tjerëve përmend me dhjetëra herë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Detaje të këtyre dokumenteve janë botuar në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare”.

Breivik ka hartuar një listë, sipas tij, me “heronjtë europianë” të cilët kanë qenë atletë të Krishtërimit dhe pjesë të kryqëzatave kundër myslimanëve, mes tyre është dhe heroi ynë kombëtar. Breivik e përshkruan Gjergj Kastriotin si “pjesëtar i kryqëzatave dhe hero i shqiptarëve të krishterë, disa herë i referuar me emrin e tij islamik, Skënderbeu”.

Terroristi norvegjez flet me përbuzje kundër Perandorisë Osmane që sipas tij ka pushtuar vendet e Ballkanit. Në manifestin e tij, Breivik ka një qëndrim të qartë proserb dhe shpeshherë i referohet burimeve nacionaliste serbe për të dhënë shifrat e popullsisë shqiptare në Kosovë. Një nga burimet e tij është gjithashtu Wikipedia dhe arrin deri atyre sa t’i quajë shqiptarët bashkëpunëtorë të nazizmit. Sipas tij, problematikë janë edhe shqiptarët e Maqedonisë të cilët “janë terroristë që bashkëpunojnë me Al Kaedën”.

Ai përmend gjithashtu rrezikun për atentate terroriste në Shqipëri kundër amerikanëve në vitin 1993. Të bën përshtypje që Breivik flet me përbuzje dhe me sens negativ për aktet terroriste. Ndërkohë, i riu norvegjez njeh deportimin që Greqia i bëri çamëve. “Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, u deportuan rreth 25 mijë çamë nga Greqia në Shqipëri”, thuhet në manifestin e tij. Ndërsa, shqiptarët e sotëm ai i përshkruan si antieuropianë dhe sinjalizon: “Kujdes kur i ndeshni, ata mund të duan t’iu grabisin”. Terroristi liston edhe partitë që sipas tij, janë jo-islamike, Partinë Demokristiane dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Andres Breivik, në “manifestin” e tij ka theksuar se në veprimet e tij është nxitur që më 1999, kur Norvegjia iu bashkangjit bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Në tekstin i cili është një kombinim i ditarit, udhëzimeve për bërjen e mjeteve plasëse dhe trakteve politike, autori, thekson se kjo fushatë ka qenë gabimisht e drejtuar kundër “ vëllezërve tanë serbë, të cilët deshën të dëbojnë shqiptarët në Shqipëri”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here