Home Sport Shqiperia perballon me dinjitet Italine, 21 mije tifoze te pranishem

Shqiperia perballon me dinjitet Italine, 21 mije tifoze te pranishem

522
0

canaNjë moment fatkeq dhe rreshtimi të gabuar të mbrojtjes sonë në goditjen nga këndi, në minutën e 82-të, ka vendosur fatin e miqësores historike të kuqezinjve me Italinë. Stadiumi i Xhenovas ka qenë i veshur i tëri kuqezi, ku numri i tifozëve shqiptarë ka qenë vërtet i madh, a thua se luhej në Shqipëri. Pas paraqitjes dinjitoze me Francën në Rëne, ku barazuam 1-1, kombëtarja shqiptare ka bërë një tjetër shfaqje mbresëlënëse. Kësaj here ndaj 4 herë kampionëve të Botës, Italisë. Duke treguar rritje, sidomos në planin psikologjik, pa iu trembur edhe kundërshtrarëve më elitarë në Europë. Trajneri De Biazi ka marrë përgjigjet e duhura për skemat taktike dhe rolet e lojtarëve në fushë, duke nisur tashmë të mendojë për kualifikuesen e marsit të vitit tjetër, me Armeninë, e cila do të jetë kyce për ecurinë e kuqezinjve në këto eliminatore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here