Home Politike Milva Ekonomi, ministrja e re e Ekonomise

Milva Ekonomi, ministrja e re e Ekonomise

650
0

milva-ekonomi-620x326Largimi i Arben Ahmetajt nga Ministria e Ekonomisë, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Financave, i ha hapur rrugën hyrjes së një ministreje në kabinetin qeveritar.Milva Ekonomi është emëruar në postin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Ekonomi ka mbajtur më parë postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe për disa kohë është komanduar në krye të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Jetëshkrimi i Milva Ekonomit

(marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë)

Zonja Milva Ekonomi  ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është  nënë e dy vajzave.

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të menaxhimit në Byronë e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Statistikave të Shqipërisë  gjatë periudhës 1994-2005, duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006, ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut.  Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.

Më pas ajo u përfshi si eksperte kyçe në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 – 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltare Afatgjatë e Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi  gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e institutit “Agenda”, një qendër kërkimesh ekonomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.

Përgjatë viteve, ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qenë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërisë civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor  si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Ajo ka shkruar disa botime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë  gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane si dhe njeh gjuhën franceze.

Previous articleRama zbulon misionin baze te dy ministrave te rinj
Next articleNishani dekoron kryeparlamentarin e Izraelit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here