Home Politike Nishani dekoron kryeparlamentarin e Izraelit

Nishani dekoron kryeparlamentarin e Izraelit

580
0

145581056547Presidenti Bujar Nishani priti sot Kryetarin e Parlamentit të Izraelit, Yuli Yoel Edelstein, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nishani e konsideroi praninë e tij në Shqipëri si një shenjë tjetër të rëndësishme për forcimit e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në këtë vit jubilar të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti theksoi se këto marrëdhënie karakterizohet nga një frymë e konsoliduar miqësie dhe nga vlerat që dy vendet ndajnë me njëri-tjetrin.

Duke e siguruar Kryetarin e Knesset-it, për ndjenjat e simpatisë dhe respektit të thellë që populli shqiptar ushqen për popullin izraelit, Presidenti Nishani u shpreh se, “në këtë periudhë prej dy dekadash e gjysmë, bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka njohur progres shumë domethënës dhe sot  nuk ka më asnjë pengesë për dinamizimin maksimal të tyre”.

Nishani dhe Edelstein vlerësuan prezencën diplomatike në të dy vendet dhe theksuan nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Gjithashtu, mes tyre u bisedua edhe për bashkëpunimin kulturor dhe në fushën e arsimit, si dhe një vëmendje e duhur iu kushtua kërcënimeve dhe sfidave në nivel rajonal, evropian dhe global për shkak të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në fund të takimit, Nishani duke vlerësuar rolin e Edelstein në bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ekonomiko-social mes dy vendeve, i akordoi Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Marrëdhëniet e mira Shqipëri-Izrael janë fryt i interesave të përbashkëta kombëtare siç janë lufta kundër terrorizmit dhe paqja në botë. Por, kjo marrëdhënie kaq e frytdhënëse është gjithashtu falë punës të personaliteteve si zoti Edelstein, dhe pikërisht është kjo arsyeja pse sot në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë po e vlerësoj me Dekoratën e lartë, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’”, tha Nishani në fjalën e mbajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here