Home Aktualitet Babai që vrau foshnjën lirohet nga gjykata pas 3 vitesh

Babai që vrau foshnjën lirohet nga gjykata pas 3 vitesh

535
0

Gjykata-e-TiranesMbrëmjen e 30 qershorit 2012 do të trondiste kryeqytetin dhe mbarë vendin me krimin e tij makabër. Personi që shihni në këto pamje do të vriste fëmijën e tij të sapolindur duke e hedhur nga kati i 4-ët i maternitetit “Koço Glozheni”.

Më 27 mars 2013, Gjykata e Tiranës do ta mbyllte ata në Spitalin Psikiatrik pasi nga hetimet ai rezultoi i çmendur, version ky i deklaruar para kamerave dhe prej të afërmve të tij gjatë caktimit të masës së sigurisë në 2012.

Por, mbyllja e babit vrarës në çmendinë do të zgjaste për më pak se 3 vite, pasi me dy ekspertiza mjekoligjore dhe një vendim të Gjykatës së Tiranës dhënë më datë 17 qershor 2015 ai ka fituar lirinë duke u rikthyer në shoqëri i rehabilituar.

A1Report ka siguruar një kopje të këtij vendimi të pabesueshëm, ku dy pyetjet e gjykatës: Cila është gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba dhe nëse ky shtetas vuan nga ndonjë sëmundje psikike, çfarë mase mjekësore rekomandohet? Eksperti mjekësor u përgjigjet si më poshtë:

Gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba, është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore për shkak të sëmundjes, theksoj vuan nga çrregullimi deluzional.

Mënyrë më e mirë e kurimit të shtetasit Hysen Biba, është ajo e kurimit të detyruar ambulator, tek Qendra Kombëtare e Shëndetit mendor nën kujdesin e një të afërmi.

Me këto dy përgjigje eksperti mjekoligjor, i cili në këtë vendim gjykate nuk identifikohet, tre gjyqtarët Bujar Krasniqi, Kreshnik Omari dhe kryesuesi Altin Abdiu janë bindur të rikthejnë në liri babanë që vrau fëmijën e tij foshnje të sapolindur.

Gjykata, në vendimin e saj shkon dhe më tej duke caktuar si person që duhet të kujdeset për kurimin ambulator të Bibës, bashkëshorten e tij të cilës 3 vite më parë ai do t’i rrëmbente nga gjiri fëmijën duke ia hedhur nga kati i 4-t i maternitetit.

Këtë vendim gjykata e argumenton se, ka pyetur bashkëshorten e Hysenit, Lule Bibën e cila sipas gjykatës është përgjigjur:

“Marrëdhëniet me Hysenin, i kemi të mirë, ai reagon mirë, e takoj shpesh te spitali i burgut. Unë aktualisht jetoj në banesën e tij së bashku me mamanë dhe vëllanë e tij, kam një fëmijë tjetër me të, i cili është i moshës 5 vjeç. Marr për sipër të kujdesem për mjekimin ambulator të tij.

Gjykata tashmë duket e bindur që Hysen Biba pavarësisht nga krimi makabër që ka bërë vetëm tre vjet përpara, tashmë nuk paraqet më asnjë rrezikshmëri, as për familjarët e vet as për pjesën tjetër të komunitet ku ai ka rifilluar të jetojë në gjendje të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here