Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm kërkimet për nxjerrjen e trupave të 6 të rinjve të cilët u aksidentuan për vdekje mbrëmjen e djeshme në fshatin Grepck të Çorovodës.
Mëngjesin e sotëm është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të automjetit Vladimir Dulellarit ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i Drilon Gurit, të riut i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e djeshme.
Ndërkohë polumbarët vijojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e 4 viktimave të tjerë të aksidentit tragjik.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Grepsk të Çorovodës ku një makinë me targa angleze me të cilën udhëtonin 6 të rinj doli nga rruga dhe përfundoi një humnerë rreth 70 metra.
Si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Fatjon Feka, 23 vjeç, Vladimir Dulellari 26 vjeç, Xhulio Allko 19 vjeç, Eni Guri 21 vjeç, Edison Çuko 26 vjeç dhe Drilon Guri.