Homazhe dhe nderim per sopranon e mirenjohur Nina Mula.
Ne ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit jane mbledhur per t’i bere nderimet e fundit familjare, miq, te aferm, kolege, nxenes dhe shume dashamires te artit te saj.
Homazhe ka zhvilluar sot edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. “Sot ndahemi me artisten e madhe Nina Mula. Po ndahemi me dhimbje ndaj saj por nuk ndahemi me aktin e saj frymëzues për një brez të tërë dhe as me trashëgiminë që la pas, që do të frymëzojë brezat dhe artistët e rinj. U preftë në paqe!” është shprehur kryebashkiaku Basha.
Nina Mula, nena e sopranos me fame Inva Mula u shua ne moshen 80-vjeçare
Ajo lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Nina u rrit në një familje punëtore, por prindërit e lanë jetime në moshë të re. Vajza e bukur ruse i kushtoi të gjithë rininë familjes, por kembengulja e mesueses se saj per takimin me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova, beri kthesen e madhe.
Ne moshen 18 vjeçare Nina shijoi suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës. Gjate viteve te shkolles ne Rusi, njihet me ate qe do te behej me pas shoku i jetes, Avni Mula.
Në vitin 1957, Nina se bashku me Avniun vjen ne Shqiperi. Ajo emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vuri ne skene shume role e u nderua per talentin e saj. Te paharruara mbeten interpretimet e saj ne “Berberi i Seviljes”, se bashku me bashkeshortin, “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” , “Karmen” etj.
Gjate karrieres se gjate Nina Mula u nderua me shume çmime, medalje e tituj. Ajo ka marre Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.