Home Aktualitet Ulen gjobat per shkeljet e semaforit. Nga 40 mije leke behet 20-30...

Ulen gjobat per shkeljet e semaforit. Nga 40 mije leke behet 20-30 mije leke

604
0

gjobatMinistria e Brendshme është tërhequr nga shifra e lartë e gjobave që vendosen në rast se drejtuesi i mjetit ecën duke shkelur semaforin. Në këtë mënyrë, është pranuar propozimi që deputetët e mazhorancës bënë më herët në Komisionin parlamentar të Ligjeve për përgjysmimin e gjobave.

Me ndryshimin e miratuar në parim në mbledhjen e sotme të Komisionit, nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja ndërsa Ministria e Brendshme parashikonte një masë administrative më të lartë, nga 40-50 mijë lëkë të reja.

Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 deri në 12 muaj.

Kodi Rrugor i ndryshuar, që i bashkangjitet përditësimit të ligjeve në fushën e transportit sipas direktivave të Bashkimit Europian, sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kanë varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion. Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here