Kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja e djalit të saj Milan dhe këngëtarja me famë botërore Shakira është shfaqur në super formë.
Ajo është fotografuar duke u relaksuar në Hawai së bashku me partnerin e saj Gerard Pique dhe vogëlushin Milan.
Nga foto e shkrepura duket se këngëtarja kolumbiane i ka shijuar totalisht çastet e pushimit.
Ndërkohë që çifti nuk ka ngurruar të shprehë dashurinë për njëri-tjetrin, duke dhuruar puthje pasionante në plazh.
Shakira është shfaqur me bikini në ngjyra të ndryshme, ndërkohë që kanë rënë në sy format e saj të kuruara.
Duket se ditët e Shakirës kanë qenë mjaft aktive, ku ajo është shfaqur në varkë duke peshkuar.