Home Aktualitet Euro rivlerësohet serish, kembehet me 140 lekë

Euro rivlerësohet serish, kembehet me 140 lekë

717
0

Monedha europiane vetëm brenda pak ditëve rikthehet në kuotat e saj të larta.Kështu nga 136 lekë që u këmbye një javë më pare, gjatë ditës aktualisht një euroshkëmbehet afërsisht me 140 lekë. Monedha europiane pësoi një shvlerësim ndaj monedhës kombëtare lekut, si pasojë e paniku që u përhap në eurozonë nëse euro do të mbijetonte apo jo. Pas tronditjes në eurozonë të kësaj monedhe efektet u ndjenë edhe në vendin tonë.

Pavarësisht kësaj shumë specialistët e përcaktuan këtë zhvlerësim të euros të përkohshëm dhe që u shkatua si pasojë e panikut. Vetëm për tre ditë në Shqipëri euro ka humbur një mesatare prej 5 pikësh duke sjellë një tronditje të tregut të këmbimit valutor në kryeqytet. Shumë qytetarë u dyndën këto ditë dhe këmbyen euron në monedha të tjera gjë që mendohet të ketë shkatuar edhe humbje.

Edhe pse është deklaruar se euro është një monedhë simbol e Bashkimit Europian dhe do të mbrohet me çdo kusht, kjo nuk ka arritur që të parandalojë efektet e zhvlerësimit të monedhës euro jo vetëm në Shqipëri por edhe Ballkan. Zhvlerësimi i euros ishte një prej efekteve te para të krizës së eurozonës.K jo situatë edhe pse për pak ditë favorizoi qytetarët që kanë detyrime për të paguar në euro sikundër favorizoi edhe kompanitë që transferojnë euron jashtë vendit.

Ndërkohë që duke u kthyer përsëri në kuota të larta kjo do t`ju sjellë përfitime sidomos eksportuesve shqiptarë. Pritet që në ditët në vazhdim të kemi gjithashtu një tendencë rënie të euros, kjo e ndikuar edhe prej emigrantëve që pritet të kthehen në vendlindje me rastin e festave të fundvitit. Edhe pse remitancat kanë rënë për shkak të krizës specialistët deklarojnë se përsëri kjo do të ketë efekt në një forcim të monedhës shqiptare, lekut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here