Home Aktualitet Prokuroria: Kishte plan per eleminimin e liderit te opozites, Edi Rama

Prokuroria: Kishte plan per eleminimin e liderit te opozites, Edi Rama

548
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot në mesditë masën e arrestit një muaj burg për tre shtetasit që akuzohen se po planifikonin vrasjen e kryesocialistit Rama. Luan e Fatos Rami, si dhe Afrim Kicaj, të tre nga Burreli dhe me banim në Tiranë do të qëndrojnë 30 ditë në burg ndërkohë që prokuroria do të vijojë hetimet për kërcënimin ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ishte pikërisht shtetasi Luan Rami, i cili ka thurur planin për vrasjen e liderit të opozitës.

Mësohet se shkaku ka qenë fare banal. Luan Rami ka konstatuar se pas demonstratës së 21 dhjetorit, makina e tij ishte dëmtuar me diegie nga protestuesit dhe për këtë ka planifikuar një hakmarrje publike ndaj Edi Ramës, të cilën mendonte ta finalizonte gjatë demonstratës së dytë të opozitës.

*********************
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot vlerësimin për masën e sigurisë ndaj 3 shtetasve, të cilët sipas Prokurorisë kishin planifikuar eliminimin fizik të kreut të PS, Edi Rama. Ata janë: Luan Rami, 37 vjeç; Fatos Ramin, 29 vjeç dhe Afrim Kicja, 33 vjeç, të tre lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Sipas Prokurorisë, nga përgjimet ka rezultuar se këta tre shtetas kishin thurur një plan për eliminimin fizik të Edi Ramës.

Prokuroria pretendon se nga përgjimet që ka bërë Shërbimi Informativ Shtetëror, këta tre shtetas do të kryenin eliminimin e Ramës në 27 janar. Siç rezulton nga përgjimi, Fatos Rami i deklaronte Afrimit se nipi i tij (Fatosi) do të vinte në Tiranë me një stilolaps. Menjherë pas kësaj, Prokuroria hodhi dyshimet se bëhej fjalë për një stilolaps-pistoletë.

Ndërkohë, arrestimi i shtetasve u bë në zonën e Bllokut tre ditë më parë, teksa të tre personat ishin bashkë. Zyra e shtypit në drejtorinë e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot se pas një hetimi të kryer në bashkëpunim nga drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Policisë së Tiranës dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, mundësuan ditën e djeshme parandalimin e një akti kriminal. Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Që pas marrjes së kërcënimeve, për kreun e PS, Edi Rama, janë shtuar edhe masat e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here