Home Aktualitet Mblidhte skrap në një gërmadhë, humbet jetën adoleshenti 16-vjeçar

Mblidhte skrap në një gërmadhë, humbet jetën adoleshenti 16-vjeçar

528
0

Një 16-vjeçar nga Vlora ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme teksa ishte duke mbledhur skrap (duke mbledhur hekur) në gërmadhat e vjetra të ish-Fabrikës së Llampave, në zonën e pyllit të Sodës.

Godina trekatëshe në të cilën ndodhej Ilmi Canaj ka shërbyer në periudhën e viteve të para ’90-s si përpunues i lëndës së parë të qelqit për prodhimin e llampave.
Sipas të dhënave të para, 16-vjeçari prej disa kohësh shkonte në këtë zonë për të mbledhur hekur dhe materiale të tjera, të cilat i shiste më pas për të siguruar jetesën.
Canaj ishte banor i ri në zonën pranë Pyllit të Sodës. Mësohet se viktima ishte duke goditur në pjesën e sipërme të godinës dhe më pas ajo është shembur duke i marrë tragjikisht jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses, që kanë ndihmuar për nxjerrjen e trupit të 16-vjeçarit. Fillimisht është menduar se brenda gërmadhës ka pasur të tjerë fëmijë por nga dëshmia e banorëve të zonës është theksuar se Canaj ishte i vetëm në momentin e shembjes së godinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here