Numri i parë i të përjavshmes ”Charlie Hebdo”, që prej atentatit që përgjaku redaksinë e saj një javë më parë, në orën 07:00 GMT ishte e pamundur të gjendej në një numër të madh kioskash në Francë, theksuan gazetarët.
“Nuk ka më”, përsërisnin njëri pas tjetrit shitësit parisian duke ngjallur një dëshpërim të fortë të klientëve.
Disa prej tyre i janë rikthyer të përjavshmes më të madhe satirike në Francë ”Canard Enchaîné”, që titullonte sot artikullin e saj në shenjë solidariteti me Charlie Hebdo: “Përpara djema, nuk do t’iu lëmë të dekurajoheni”.