Home Politike Britania, një hap përpara drejt daljes nga Evropa

Britania, një hap përpara drejt daljes nga Evropa

548
0

British_Prime_MinisterNjë ditë pas emërimit të Jean-Claude Junckerit në postin e presidentit të Komisionit Evropian, kundër të cilit kryeministri britanik, David Cameron ishte deri në çastet e fundit të zgjedhjes, media britanike mban një qëndrim të unifikuar. Sipas saj, Britania e Madhe është më pranë daljes nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që disa të përditshme sulmojnë kryeministrin Cameron për kushtet e tij të negociatave.

“Një hap përpara drejt daljes nga Evropa” është titulli kryesor i gazetës euroskeptike ‘’The Daily Mail’’ që e përcakton Cameronin si ‘’Rooney-n e Evropës’’ duke iu referuar sulmuesit të Kombëtares angleze të futbollit, Wayne Rooney, eliminuar në turin e parë të botërorit Brazil 2014. Edhe gazeta ‘’The Times’’ ka të njëjtën konsideratë. ‘’Britania e Madhe pranë daljes nga BE-ja’’ është titulli i gazetës së Rupert Murdochut. ‘’Vendi ynë ndodhe në një izolim të shkëlqyer’’, shkruan ‘’Times’’. ‘’Një humbje, një shkatërrim’’, shkruan ‘’The Independent’’, ndërsa ‘’The Guardian’’ konsideron se ‘’vendi ndodhet shumë pranë daljes nga unioni’’. ‘’The Sun’’ ka titullin ‘’ Cam, jemi në luftë me Evropën’’. Ndërkohë ‘’The Financial Times’’, në editorialin e saj këmbëngul se ‘’bëhet fjalë për një ndryshim historik pushteti brenda Bashkimit Evropian’’ dhe për ‘’një moment të rrezikshëm të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Evropës’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here