Home Aktualitet Korçë, makina përplas dy kalimtare, vdes e moshuara

Korçë, makina përplas dy kalimtare, vdes e moshuara

526
0

Një grua ka gjetur vdekjen ndërsa një tjetër është plagosur paraditen e sotme pasi janë përplasur nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Polenë ku një makinë e cila drejtohej nga 21-vjeçari Andi Mata ka përplasur dy kalimtare dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 73 vjeçarja Sofie Merolli dhe është plagosur 67-vjeçarja Feride Merolli.
Menjëherë e plagosura është dërguar në spitalin e Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Gjithashtu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here