Home Aktualitet Deshmitari: Vrasesi i drejtoi armen policit

Deshmitari: Vrasesi i drejtoi armen policit

543
0

vrasja-santos“Në fillim na u duk si një skapamento makine, por më pas pamë se ç’gjëmë kishte ndodhur”. Njëri nga dëshmitarët e ngjarjes ka treguar për “Shqiptarja.com”, momentet e ngjarjes ku u ekzekutua në derën e bankës që drejtonte, Artan Santo. Ndërsa tregon se, killeri nuk foli, por pasi kreu krimin u kthye dhe i drejtoi armën policit rrugor që tentoi të afrohej, duke e neutralizuar dhe më pas u largua. Burri me inicialet K. N., (emrin e plotë nuk e shkruajmë për shkak të sigurisë së dëshmitarit) ka treguar se, ka qenë duke ndenjur në vendin e tij, ku dhe kishte vite që qëndronte pasi ishte shitës ambulant në atë zonë. Sigurisht që ai nuk është i vetmi dëshmitar okular, pasi policia në ditën e vrasjes, i ka shoqëruar dhe ka marrë dëshmitë e tyre që kanë dhënë ndihmë për zbardhjen e atentatit mafioz të kryer ndaj bankierit Artan Santo. Ndërkaq, shitësit ambulantë janë treguar të rezervuar për median, pasi kanë frikë se, mund t’u ndodhë ndonjë gjë.

E njihnit bankierin Artan Santo, përpara ditës që ai u qëllua për vdekje?
Po po, normale e njihja që më parë. Unë kam vite këtu që punoj dhe i njoh gati të gjithë që punojnë këtu, që nga roje që rrinë jashtë e deri tek drejtorët që janë të degës qendrore të bankës

Ku ishit juve në momentin kur ndodhi ngjarja, e keni parë ju ngjarjen me sytë tuaj?
Po të thoja që e kam parë që nga fillimi do të gënjeja. Në fakt, në fillim dëgjova disa zhurma që mu dukën si zhurma skapamentash të makinave, pasi kjo është zonë që frekuentohet nga shumë të rinj që kanë makina që bëjnë shumë zhurmë. Por pastaj nuk mu duk më ashtu dhe ngrita kokën dhe pashë një njeri me një armë në dorë që ishte duke gjuajtur një person që sapo kishte zbritur nga makina.

Po ju çfarë bëtë në këtë moment, si vepruat, a u nisët të jepni ndonjë ndihmë?
Jo jo, çfarë të bënim ne. Ai kishte pistoletën në dorë dhe personi tjetër po e priste në motor. Ai qëlloi disa herë dhe më pas i hipi motorit që rrinte i ndezur dhe ikën me shpejtësi të madhe. Pastaj ne të gjithë shkuam aty të vendi dhe pamë që ishte Tani.

Po ndonjë gjë tjetër çfarë dëgjuat apo patë në ato pak momente që ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo?
Në fakt aty afër ka qenë edhe një polic rrugor, ndërsa pak më larg një tjetër polic, po ky i rendit. Në kohën kur ndodhën krismat, personi që kishte armën në dorë dhe po qëllonte iu drejtua edhe policit duke e detyruar të mos lëvizë. Më pas pastaj dihet se çfarë ndodhi…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here