Home Kosova Kosove, se shpejti mareveshja do te vihet ne zbatim

Kosove, se shpejti mareveshja do te vihet ne zbatim

582
0

Institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, kanë filluar heshtazi përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve që u arrit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndonëse përgatitjet kanë ?lluar duke ristrukturuar sta?n policor të EULEX-it, dhe të Policisë së Kosovës, si dhe trajnime shtesë në shtete të ndryshme për ushtarët që mund të vijnë në Kosovë, në rast se kërkohet ndihmë nga ta, ?llimisht nevojitet që të ketë protokoll teknik mes dy shteteve nënshkruese të marrëveshjes, shkruan Zëri.

Domosdoshmërinë e nënshkrimit të protokollit teknik para se të nisë realizimi i marrëveshjes që është arritur të premten në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të pikave të kufirit, e ka konfirmuar në një konferencë për mediat, edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh shefja e ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë detaje nëse kanë ?lluar përgatitjet teknike për nisjen e implementimit të marrëveshjes.

Megjithatë, burime ndërkombëtare të gazetës kanë thënë se BE-ja, si palë ndërmjetësuese në dialog dhe Shtetet e Bashkuara, si mbështetëse të dialogut teknik, janë të interesuara që data e implementimit të marrëveshjes për ku?jtë të jetë e përafërt më datën 26 dhjetor, datë për të cilën pala serbe është zotuar se do të nisë implementimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë të qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here