Home Bota Arrestohen 4 shqiptare, kapen me 310 kg heroine

Arrestohen 4 shqiptare, kapen me 310 kg heroine

657
0

Katër shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga policia fqinje, gjatë një operacioni antidrogë, finalizuar me sekuestrimin e 310 kg lënde narkotike.
Sipas policisë italiane, operacioni konsiderohet ndër më të rëndësishmit e vitit.
Gjurme te droges jane gjetur ne qeset e mbeturinave, nderkohe qe nga kontrolli ka rezultuar se ajo transportohej e maskuar ne gomat e nje automjeti tip furgon. Kanë qenë lëvizjet e dyshimta gjatë natës së të ndaluarve, që kane ngjallur dyshimin e policisë.
Të pesë të arrestuarit janë bllokuar e më pas ndaluar me urdhër të prokurorisë së Barit. Mediat italiane, duke iu referuar burimeve policore bëjnë me dije edhe emrat.
Bëhet fjalë për napolitanin Raffaele Miccio, 41 vjec, me precedentë të mëparshëm penalë dhe për shqiptarët; Ermion Xheka, 22 vjec nga Durrësi, Orgest Verbofshi, 27 vjec po nga Durrësi, Lulzim Murataj, 25 vjec rezident në Treviso dhe Xhovan Saraci, 25 vjec rezident në të njëjtën komunë. Të gjithë janë të akuzuar për trafik droge dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here