Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar këtë të hënë modelin e ri për uniformën e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij, Tahiri ka nënvizuar se, element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht.
“Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja. Kjo përfaqëson atë që duhet të arrihet, të rikonceptohet marrëdhënia e policisë me publikun”, ka deklaruar Tahiri.
Ministri i Brendshëm ka saktësuar se, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e policisë rrugore, e kuqja për njësitë Shqiponjat dhe ajo blu për policinë e rendit.
“E gjitha kjo bëhet për të modernizuar dhe për të krijuar policinë e gjeneratës së re”, ka thënë më tej Tahiri.