Home Aktualitet Ministria e Mbrojtjes, ne ankand 40 helikoptere e avione

Ministria e Mbrojtjes, ne ankand 40 helikoptere e avione

556
0

1454410472avionetshqiptareeeMinistria e Mbrojtjes ka vendosur nxjerrjen në ankand të helikopterëve dhe avionëve për qëllime përdorimi joushtarak.

Bëhet fjalë për 40 avionë dhe helikopterë që do t’i nënshtrohet ankandit publik me procedurë të hapur.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ankandi nis me 61 milionë e 400 mijë lekë pa TVSh të ndarë në lote.

Objekti i shitjes përbëhet nga disa tipe avionësh: Jak – 18 (6 copë), Mig – 15 (3 copë), Uti – Mig (3 copë), Mig – 17 (4 copë), Uti – Mig 17 (4 copë), Mig – 19 (10 copë), Mig – 21 (6 copë) dhe helikopterë Mi – 4 (4 copë).

Kushtet e shitjes së mjeteve përcaktojnë qartë përdorimin e tyre vetëm për qëllime civile.

Ankandi do të zhvillohet më 22 shkurt në ambientet e Drejtorisë së Ankandeve dhe Prokurimeve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ky dikaster fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here