Home Aktualitet Ja kush jane plazhet qe nuk duhet te frekuentohen

Ja kush jane plazhet qe nuk duhet te frekuentohen

760
0

plazhi-durresitLedia Gjergji, specialiste në Drejtorisë e Gjendjes dhe Cilësisë së Mjedisit, bën të ditur disa të dhëna nga monitorimi i deritanishëm i cilësisë së ujërave në 12 plazhet kryesore. Ato flasin për një përmirësim në masën 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe se nuk ka luhatje cilësie të madhe, ndonëse numri i pushuesve sa vjen e rritet.
“Për efekt krahasimor për vitet 2014 dhe 2015 janë monitoruar të njëjtat pika. Nga rezultatet e marra nga përfundimi i dy serive të monitorimit vihet re një përmirësim i ndjeshëm në masën 20%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duhet theksuar se një vlerësim më i plotë i cilësisë së ujërave bregdetare do të bëhet pas përfundimit të analizave të të gjitha serive dhe përpunimit statistikor të tyre”.

KLASIFIKIMI
Plazhet më të mira për t’u vizituar apo ato që njihen ndryshe si plazhe të klasit “A”, janë plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, Gjirit të Lalzit, plazhi i Vlorës, Plazhi i Ri, plazhi i Dhërmiut, Borshit, Qeparoit, plazhi i Himarës dhe plazhi i Sarandës. Sipas specialistes Gjergji, krahasuar me të dhënat e analizave mikrobiologjike të një viti më parë, rezulton se ka pasur ulje të plazheve me ndotje të lartë.

Ky përmirësim, sipas saj, është ndier më shumë sidomos në plazhin e Kavajës dhe të Durrësit, pas futjes së shkarkimeve urbane në sistem kanalizimesh dhe dërgimi i tyre në impiantet e trajtimit të ujërave urbane të Durrësit e Kavajës. “Vlen për t’u përmendur përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë në plazhin e Golemit, ku nga të dhënat e grumbulluara deri më tani rezulton një plazh me një cilësi të mirë, situatë kjo e ndryshme me atë të një viti më parë”. Ksamili kryeson listën e plazheve me ujin larës më të mirë.

PIKAT PROBLEMATIKE
Jo e gjithë panorama e vijës bregdetare paraqitet kaq mirë. Por ndryshe nga një vit më parë, këtë vit thuhet se nuk ka plazhe të ndotura, por pika problematike. “Aktualisht kemi një pikë në plazhin e Vlorës me një cilësi jo të mirë. Në zonën tjetër të plazhit, pjesa më e madhe e pikave të monitoruara rezultojnë të pastra”, thekson Gjergji.

Plazhet te Shkolla e Marinës, pjesa e Plazhit të Ri në Sarandë dhe disa pika në plazhin e Durrësit, nuk kanë njohur kurrfarë përmirësimi nga vjet. Vija bregdetare e Durrësit, sipas specialistes, mbetet ende problematike, por jo aq sa një vit më parë. Në 21 pika të monitoruara përgjatë dy viteve janë vënë re përmirësime, megjithëse jo në nivelin e dëshiruar.

“Nëse në vitin 2014 kishte 13 pika problematike, në 2015-n kemi vetëm 5 pika sa i përket serive të monitorimit të përfunduara deri më tani. Një përmirësim i dukshëm në plazhin e Durrësit është bërë në drejtim të disiplinimit të shkarkimeve urbane, pasi shkarkimet urbane të lëngëta me anë të stacioneve të pompimit të ngritura përgjatë bregdetit kalojnë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave Urbane të Durrësit, për t’u trajtuar.” BESARTA BASHA

• Plazhe të kategorisë A
Plazhi i Velipojës
Plazhi i Shëngjinit,
Gjiri i Lalzit
Plazhi i Vlorës
Plazhi i Ri
Dhërmi

• Të pakëshillueshëm për t’u frekuentuar
Shkolla e Marinës në plazhin e Vlorës
Kanali i Cukës në plazhin e Sarandës
Pesë pika në plazhin e Durrësit
Disa zona në plazhin e Kavajës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here