Home Aktualitet Anullohet greva e transportit urban. Sindikatat:do paguhen 50% e pagave te prapambetura.

Anullohet greva e transportit urban. Sindikatat:do paguhen 50% e pagave te prapambetura.

561
0

transportiGreva njëditore e transportit urban, e parashikuar për ditën e hënë, është anuluar. Të gjitha linjat e transportit, më 23 dhjetor, fillimin e javës që vjen do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve duke filluar nga ora 05.30 e mëngjesit. Ky ka qenë vendimi që kanë ndërmarrë punonjësit e këtij transporti në bashkëpunim edhe me sindikatën.

Në bazë të negociatave me shoqëritë e transportit urban, është rënë dakord që deri në datën 28 dhjetor të paguhen 50% e pagave të prapambetura, në të kundërt greva do të nisë në fillim të janarit.

“Ne si sindikatë deklarojmë dorëheqjen tonë nga veprime sindikaliste, duke rezervuar të drejtën që, nëse pagat nuk paguhen, atëherë fillimi i janarit do të jetë përsëri me grevë. Ne kemi kërkuar pranë qeverisë zbatimin e legjislacionit në shkallë kombëtare, pasi shërbimi i transportit të udhëtarëve zhvillohet plotësisht në veprime antiligjore me konkurrencë të pandershme”, – tha Zija Hasani, kreu i sindikatës. Shoqata e Transportit, e pyetur për këtë çështje, ka deklaruar se nga takimet që kanë pasur me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Transporteve kanë rënë dakord për të arritur një marrëveshje.

Sipas Shoqatës së Transportit, ku pjesë e saj janë edhe shoqëritë që ofrojnë shërbimin e transportit publik në kryeqytet, nëse qeveria u plotëson kërkesat për heqjen e akcizës së naftës për këtë shërbim, uljen e TVSH-së, si dhe subvencionimin e kategorive që përfitojnë udhëtim falas, atëherë ata heqin dorë nga rritja e çmimit të biletës. Me këtë qëndrim të Shoqatës së Transportit, tashmë në dorë e ka qeveria shqiptare nëse do t’ua rrisë barrën qytetarëve duke rritur çmimin e biletës apo do pranojë kërkesat e operatorëve.

“Ne e dimë që rritja e çmimit të biletës është kosto e lartë për qytetarët, pasi me transportin urban udhëtojnë shtresat me të ardhura më të ulëta. Por nëse qeveria na plotëson kërkesat e tjera, si heqja e akcizës, ulja e TVSH-së dhe rimbursimi për ato kategori që përfitojnë udhëtim falas, atëherë ne heqim dorë nga rritja e biletës. Por nëse nuk merren këto masa, atëherë ne nuk do jemi në gjendje të shlyejmë as pagesat e punonjësve dhe detyrimisht do kërkojmë rritjen e biletës ditore”, – ka thënë sekretari i Shoqatës së Transportit, Kujtim Hyka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here