Home Politike Arrest me burg per kryebashkiakun e Kamzes. Akuzohet per “shperdorim detyre”

Arrest me burg per kryebashkiakun e Kamzes. Akuzohet per “shperdorim detyre”

707
0

xhelal mziuGjykata ka vendosur “arrest me burg” per kryetarin e Bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu, akuzuar per “shperdorim detyre”.

Prokuroria ka njoftuar zyrtarisht se me kerkese te saj, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për shtetasin Xhelal Mziu, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kamëz dhe një tjetër zyrtar i Bashkisë Kamëz, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Bashkëshortja e Mziut shoqerohet ne komisariat,  kundërshtoi policinë
Mziu eshte arrestuar nga policia e Tiranes ne mbremje, nderkohe qe ishte ne nje lokal ne zonen prane Presidences. Gjate procedurave per kontrollin ne banese, bashkeshortja e tij ka kundershtuar policet e per kete eshte shoqeruar edhe ajo ne komisaritin e policise, per kundeshtim te punonjesve te policise.

Hetimi

Nga hetimi, prokuroria ka arritur në konkluzionin se Mziu dhe drejtori juridik  kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së prokurimit publik për ndërtimin e rrugës “Valias i Ri-Varrezat Laknas.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se autoriteti kontraktor (pra, Bashkia Kamëz), pas përfundimit të plotë të procedurave, ka shpallur fitues shoqërinë “Gj….Konstruksion” sh.p.k. Megjithatë, dy zyrtarët, nuk kanë pranuar të nënshkruajnë kontratën me këtë shoqëri brenda afatit ligjor (30 ditë). Në përfundim të këtij afati, autoriteti kontraktor-Bashkia Kamëz, e ka skualifikuar shoqërinë “Gj…Konstruksion” sh.p.k, me arsyen se nuk ishte paraqitur për nënshkrimin e kontratës.

Ndërkohë, rezulton se shoqëria fituese ka bërë të gjitha përpjekjet nga ana e saj për të realizuar nënshkrimin e kësaj kontrate për ndërtimin e rrugës, por që është refuzuar nëpërmjet formave të ndryshme nga ana e titullarëve të autoritetit kontraktor-Bashkia Kamëz.

“Nisur nga neglizhenca e zyrtarëve të bashkisë Kamëz, përfaqësuesi i shoqërisë “Gj…Konstruksion” sh.p.k ka kryer vëzhgime në terren dhe ka konstatuar se. në rrugën objekt prokurorimi publik kishte nisur punimet për ndërtimin e saj nga ana e një shoqërie tjetër, “E….”sh.p.k, e cila nuk ishte shpallur fituese. Në këto kushte, shoqëria “Gj…Konstruksion” ka dorëzuar kallëzimin penal, nga hetimi i të cilit, prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Xhelal Mziu dhe Atli Hoti, kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”- njofton prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here