Home Aktualitet Tragjedi ne familje: 4 femije humbin jeten.

Tragjedi ne familje: 4 femije humbin jeten.

675
0

Tragjedi në një familje në Durrës. Katër fëmijët e familjes Xheka, dy motra e dy vellezër janë gjetur të vdekur ne banesë nga nëna e tyre n orët e para te mëngjesit.

Fëmijët e kanë kaluar natën vetëm, pasi nëna punonte si këngëtare në një lokal nate në Tiranë, ndërkohë babai nuk jetonte me ta për shkak të problemeve bashkëshortore.

Sipas të dhënave të para të policisë shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga një zjarr i rënë në një nga qoshet e dhomës ku ndodheshin fëmijët. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një qiri i ndezur për ndriçim si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30, në një banesë të ndodhur në afërsi të Kantinës së Verës në Sukth.

Nëna e fëmijëve në gjendje shoku, Joana Xheka tregon se ka qenë e detyruar te punojë, pasi kanë vuajtur gjithnjë varfëri ekstreme. “Nuk kishim as bukë të hanim, jam martuar që 15 vjeçe dhe burri ka 4 muaj që është zhdukur”- thotë ajo.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vend kanë shkuar drejtues të Policisë së Qarkut Durrës, shërbime Policie dhe drejtues të pushtetit vendor. Po kështu të njoftuar nga shërbimet e Sallës Operative në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbime të Zjarrfikësit të qytetit, Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve të para hetimore.

Nga hetimet e deritanishme rezulton të kenë gjetur vdekjen shtetasit:

-Robert Besim Xheka, 13 vjec.

-Vilson Besim Xheka, 11 vjec.

-Kasandra Besim Xheka, 9 vjece.

-Nertila Besim Xheka, 6 vjece.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here