Home Aktualitet Pronat në Orikum, banorët luftë me gurë kundër policisë

Pronat në Orikum, banorët luftë me gurë kundër policisë

556
0

Mëngjesi i djeshëm është gdhirë me një përleshje të vërtetë me gurë mes Policisë së Shtetit me banorët e Orikumit. Banorët e Orikumit kanë protestuar sërish por çështjen e pronave duke qëlluar me mjete të forta ndaj forcave të rendit të cilat kanë kërkuar të mos bllokohen rrugët kryesore. Banorët shprehen se janë gënjyer nga drejtuesit e Bashkisë së Orikumit dhe Ministrisë së Drejtësisë për të zgjidhur problemin e pronave të tyre. Një muaj më parë banorët e Dukatit e Orikumit u ngritën në protestë duke kërkuar dokumentet e pronave të tyre. Situata ka precipituar në akte të dhunshme çka ka detyruar uniformat blu që të vënë nën pranga 13 protestues. Situata nuk i ka shpëtuar dhe replikave politike. Dy paritë kryesore kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për situatën.
Protestat
Banorët e Orikumit kishin njoftuar për mbajtjen e një protestë në orën 7:00 të mëngjesit por policia kishte dalë në rrugë për të mos lejuar askënd të bllokonte rrugën. 20 minuta më vonë banorët protestës u ndalën në urën e Izvorit dhe në këtë vend ka nisur përleshja. Grupi protestuesve ka qëlluar me gurë dhe dërrasa mbi policinë duke plagosur disa prej tyre. Qindra policë kanë ndërhyrë me forcë dhe për pasojë 15 persona janë arrestuar. Forcat e rendit kanë bllokuar pikat kyçe për të mos lejuar rimbledhjen e protestuesve. Ndërkohë një pjesë e të rinjve të Dukatit dhe të Orikumit i janë drejtuar rrugës së Llogorasë për të bllokuar këtë segment rrugor, në kërkesë për lirimin e të arrestuarve. Banorët i janë drejtuar malit të Karaburunit ku dhe atje janë shoqëruar nga policia speciale për të mos lejuar që të bllokohet ky aks. Por dhe këtu përplasja me të rinjtë e Dukatit nuk është shmangur. Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë policët që ndodheshin në pjesën e poshtme të malit. Nga policia janë dëgjuar dhe të shtëna armësh si dhe janë hedhur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë e Dukatit.
Politika
Pas përleshjes me gurë e sende të forta të banorëve të Orikumit dhe Dukatit me policinë e Vlorës gjatë bllokimit të rrugës përmes protestës në urën e Izvorit në Orikum, përmes një komunikate reagon PD. Për këtë arsye në mënyrë të menjëhershme PD deklaroi se është e gatshme për zgjidhjen e çështjes ndërsa kërkon nga banorët që të tregojnë maturi dhe inteligjencë për një zgjidhje ligjore. Partia Demokratike me anë të kësaj komunikate ka sqaruar se PS ka refuzuar zgjidhjen e çështjes. Fatmir Toçi e ka cilësuar situatën në Orikum si një kaos të vërtetë. Toçi duke akuzuar qeverinë se po grabit pronat e këtyre banorëve, i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme që të reagojë për një zgjidhje sa më të qetë të problemit të pronave në zonën e Orikumit dhe të Dukatit.Ai gjithashtu i ka kërkuar banorëve dhe punonjësve të policisë të ruajnë qetësinë. “Janë mbi 10 persona që janë shoqëruar në polici dhe unë bëj thirrje për lirimin e tyre”, theksoi Toçi duke shtuar se zgjidhja e problemit të pronës mund të bëhet vetëm përmes dialogut.

Policia prangos 13 protestues
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e 13 personave pas përleshjes mes policisë dhe banorëve të Orikumit dhe Dukatit. Në një deklaratë për shtyp, policia e Vlorës ka bërë me dije se janë arrestuar shtetasit Azem Vangjeli, Berdo Bedaj, Nuro Kulluari, Eltjon Dervishaliu, Sokrat Gjikoka, Kujtim Berdo, Krenar Kazheli, Musa Xhebraj, Pelivan Ibroj, Denald Hoxha, Edmond Kulluri, Albert Hibroj dhe Jorgaq Kazheli. Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë të fshatit Dukat dhe Orikum kanë kryer veprat penale të “organizimit, grumbullimit dhe manifestimit të paligjshëm”, “pengimin e qarkullimit të mjeteve”, “kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditjen për shkak të detyrës”, dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve,municioneve dhe lëndëve plasëse”. Policia gjithashtu thekson se organizimi i tubimit ka ndodhur rreth orës 07:30 – 08:00 tek vendi i quajtur ura e “Izvorit” në hyrje të Orikumit përgjatë rrugës nacionale Vlorë – Llogara.Sipas policisë protestuesit midis të cilëve dhe personat e mësipërm kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale Vlorë – Llogara, dhe kanë kryer veprime konkrete duke kundërshtuar punonjësit e policisë si dhe qëlluar me gurë e sende të tjera të forta ndaj tyre. “E gjendur përpara kësaj situate policia ka ndërhyrë forcërisht duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës dhe ka shoqëruar në komisariat 13 personat e mësipërm. Në cilësinë e provës materiale, protestuesve u janë sekuestruar dhe 25 shishe (bomba motolotv) të cilat u morën për ekzaminime të mëtejshme” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë së Vlorës.

Protesta në Orikum, reagon PD
Pas përleshjes me gurë e sende të forta të banorëve të Orikumit dhe Dukatit me policinë e Vlorës gjatë bllokimit të rrugës përmes protestës në urën e Izvorit në Orikum, përmes një komunikate reagon PD. Për këtë arsye në mënyrë të menjëhershme PD deklaroi se është e gatshme për zgjidhjen e çështjes ndërsa kërkon nga banorët që të tregojnë maturi dhe inteligjencë për një zgjidhje ligjore. Partia Demokratike me anë të kësaj komunikate ka sqaruar se PS ka refuzuar zgjidhjen e çështjes.

Fatmir Toçi: Situata tejet e rëndë
Fatmir Toçi e ka cilësuar situatën në Orikum si një kaos të vërtetë. Toçi duke akuzuar qeverinë se po grabit pronat e këtyre banorëve i ka bërë thirrje ministrisë së brendshme që të reagojë për një zgjidhje sa më të qetë të problemit të pronave në zonën e Orikumit dhe të Dukatit. Ai gjithashtu i ka kërkuar banorëve dhe punonjësve të policisë të ruajnë qetësinë. “Janë mbi 10 persona që janë shoqëruar në polici dhe unë bëj thirrje për lirimin e tyre” theksoi Toçi duke shtuar se zgjidhja e problemit të pronës mund të bëhet vetëm përmes dialogut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here