Pika e dobët e “donzhuanit” Silvio Berluskoni, dihet që janë femrat, por ajo që i ka rrëmbyer zemrën është ish-bashkëshortja e tij Veronika Lario… se të tjerat ai ia ka falur gjithë Italisë. Këtë e tregon shikimi i tërbuar i Berluskonit gjatë një parade të punonjësve të Kryqit të Kuq ku kryeministri italian ka pikasur këtë grua 46-vjeçare të gjatë, elegante, bjonde me buzë mishtore e cila ngjan shumë me Veronica Larion. Infermierja e ka goditur Berluskonin si një rrufe, sepse kryeministri nuk ndalet para asgjëje kur ka përballë një femër të bukur. Mahnitja e rradhës apo të themi sfida vjen ndërsa ai kremton 1-vjetorin e divorcit me Veronica Larion me të cilën u nda pas 30 vitesh martesë për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore me një vajzë të re. E pavarësisht se ai pranoi që gjithmonë do ta dashuronte Veronikën, së cilës i kishte ardhur në majë të hundës me tradhëtitë e të shoqit, Berluskoni është shembulli më i mirë i thënies “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”.