Home Politike Debitore ndaj OSHEE, Rama jep urdher per shkarkimin e Zv. Ministres se...

Debitore ndaj OSHEE, Rama jep urdher per shkarkimin e Zv. Ministres se Mjedisit

123
0

diana-bejkoKryeministri Edi Rama ashtu siç kishte paralajmëruar nuk do të kursejë askënd që konstatohet si debitor i energjisë, qoftë edhe sikur të jetë anëtarë i qeverisë së tij. Mbrëmjen e djeshme, kreu i qeverisë i ndodhur në Samitin e Beogradin, ka dhënë urdhrin pas sinjalizimit që ka pasur nga zyra e tij, për shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko.

Nga konstatimet e bëra në zyrat e OSSHE-së, rezulton se Bejko është debitore, pasi nuk ka paguar energjinë elektrike në shtëpinë e dytë që kishte në Velipojë. Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të zvministrees së Mjedisit, Diana Bejko, pavarësisht se shuma për të cilën bëhej fjalë nuk ishte shumë e madhe. Urdhri i dhënë mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Rama, pritet të formalizohet gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë që do të drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi, në mungesë të Ramës i cili në ndodhet në Beograd.

Emri i Diana Bejkos është i dëgjuar dhe mjaft i njohur në Partinë Socialiste të Shkodrës, pasi në zgjedhjet e fundit ishte edhe pjesë e listave shumë emërore për deputete, duke e renditur e dhjeta. Ndërkohë vetë zvministrja e Mjedisit, Diana Bejko në një reagim për “A1 Report” ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se është paguese e rregullt e energjisë elektrike. Bejko sqaroi se nuk ka pasur debi apo fatura të prapambetura ndaj OSSHE dhe këtë sipas saj mund ta vërtetoj lehtësisht nëpërmjet librezave dhe mandateve të pagesave.

Pas urdhërit të kryeminitrit Rama për identifikimin e të gjithë punonjësve të administratës që nuk paguanin energjinë dhe më pas marrjen e masës për shkarkim ndaj tyre, në zyrën e tij është ngritur një ekip i posaçcëm që ndjen në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSHEE po i bën me urdhër të kryeministrit çdo libreze të punonjësve të shtetit. Ndërkohë që në të gjitha institucionet, ka nisur një valë kontrollesh për verifikimin e çdo punonjësi që është pjesë e administratës që rezulton debitor apo që vjedh energjinë elektrike. Ministria e Drejtësisë ishte e para që shkarkoi 131 punonjës të burgjeve, të cilët rezultuan debitorë. Rama është shprehur në të gjithë daljet e tij publike se nuk do të tolerajë asnjë rast abuzivizmi në administrate.

Previous articleKina financon Rrugën e Arbërit, punimet fillojne vitin tjeter
Next articleTirane, hyjne per te vjedhur nje vile, mbeten te vrare 2 grabitesit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here