Home Aktualitet Kina financon Rrugën e Arbërit, punimet fillojne vitin tjeter

Kina financon Rrugën e Arbërit, punimet fillojne vitin tjeter

343
0

kina-ramaPunimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit do të nisin vitin e ardhshëm dhe do të jenë financimet kineze të cilat do të vënë në jetë projektin. Ishte kryeministri Edi Rama i cili njoftoi firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me bankën kineze “Chinese Exim Bank”. Sipas tij, Rruga e Arbërit do të jetë vetëm projekti i parë i një bashkëpunimi të ri mes dy vendeve.

“Rruga e Arbërit, fruti i parë i një epoke të re. U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjeton social Facebook.

Memorandumi u nënshkrua mbrëmjen e së hënës nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, duke shkurtuar distancën mes Tiranës dhe Dibrës.

Previous articleFondacioni Turk TDV, fillon ne Janar ndertimin e xhamise se madhe
Next articleDebitore ndaj OSHEE, Rama jep urdher per shkarkimin e Zv. Ministres se Mjedisit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here