Home Aktualitet Shkarkohet drejtori i Policise se Burgjeve per shkelje te renda

Shkarkohet drejtori i Policise se Burgjeve per shkelje te renda

1188
0

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Petrit Koshaj, u shkarkua dje nga ky pozicion. Shkarkimi i tij u firmos nga ana e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë konfirmuan se zyrtari i lartë i Burgjeve është shkarkuar me motivacionin “për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës”

Të njëjtat burime u treguan të rezervuara në lidhje me shkeljen konkrete të kryer nga ana e Koshajt. Jozyrtarisht u pranua që shkarkimi i Koshajt nga kjo detyrë ishte përgatitur disa ditë më parë, pas disa kontrolleve të kryera në sistemin e burgjeve, por është firmosur vetëm dje nga ana e ministrit.

Burime konfidenciale sqaruan se gati dy javë më parë, një institucion ligjzbatues i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë pezullimin e Koshajt nga detyra e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Shkarkimi i Koshajt është largimi i tretë i një zyrtari të lartë nga funksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në një hark kohor prej 1 viti. Pas arrestimit të ishzv. drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iliaz Labi, për akuzën e “korrupsionit” u lirua nga detyra edhe ish-drejtori i Përgjithshëm, Artur Zoto.

Ky i fundit u arrestua po për akuzën e “korrupsionit” në 24 shkurt 2014. Koshaj u emërua në detyrën e drejtuesit të Policisë së Burgjeve në dhjetor të vitit 2015 nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Jam koshient për vështirësitë e këtij misioni, pavarësisht se ju me dashamirësi thatë se ka cilësi që mund ta çojnë punën përpara. Edhe unë besoj se me punë, me mbështetjen e gjithë kolegëve, do të realizojmë të gjitha objektivat që na janë caktuar”, tha Koshaj gjatë prezantimit të tij në detyrë më 17 dhjetor 2015.

Petrit Koshaj ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, në forcat RENEA, si dhe në krye të Drejtorisë së Shoqërimit të Personaliteteve pranë Gardës së Republikës. Ai ka studiuar pranë Akademisë Ushtarake, dega Zbulim.

Është trajnuar në fushën e policisë, si për luftën kundër terrorizmit në USA dhe në Rumani, për shërbimet e policisë dhe “VIP Protection” në Izrael dhe Angli.

Pas viteve ’90 ka punuar në Ministrinë e Brendshme me detyra të ndryshme dhe si pjesë e Forcave Speciale RENEA. Në vitin 1998 ka mbajtur detyra të ndryshme pranë Drejtorisë së Shoqërimit të Personaliteteve, deri edhe drejtimin e këtij institucioni së fundmi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here