Home Aktualitet Basha: Sistem i ri per kontrollin e semaforeve

Basha: Sistem i ri per kontrollin e semaforeve

511
0

Ka qënë dhe mbetet një nga problemet kryesore në metropolin shqiptar. Trafiku në qarkullimin rrugor do të nisë të kontrollohet me inisiativë të bashkisë e cila ka firmosur sot një marrëveshje për ngritjen e një qendre që do të bëjë kontrollin e qarkullimit rrugor. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha premtoi se me këtë qëndër do të zgjidhet edhe problemi i trafikut në Tiranë.

Ndërtimi i nyjeve lidhëse, hapja e artereve rrugore , përmirësimi i transportit publik, dhe elementë të tjerë do të bëjnë të mundur menaxhimin e trafikut nëpërmjet sistemit të semaforëve. Ky sistem do të jetë i kontrolluar nga qendra, nuk do të jetë më në mëshirë të fatit apo të kushtetve atmosferike. 9 nyje të reja parashikohen të nisin nga fillimi” theksoi Basha.

Sipas tij, semaforët e rinj do ti përgjigjen kërkesës së qytetit ndërsa theksoi se do të ketë edhe tabela të mëdha të cilat do të njoftojnë për kushtet aktuale të trafikut. “Do të vendosen 23 kamera në kryeqytet të cilat do të përcjellin informacione në kohë reale. Dhoma e qëndrës operacionale e kontrollit do të bëjë monitorimin por kjo do të bëjë të mundur edhe përmirësimin e sigurisë rrugore brenda qytetit të tiranës. I gjithë sistemi do të jetë i lidhur me fibra optike dhe do i përgjigjet standarteve europiane” shtoi më tej Basha.

Basha tha gjithashtu se ndërtimi i parkingjeve tokësore do të jetë një tjetër zgjidhje për rëndimin e trafikut në kryeqytet ndërsa shtoi se projekti do të nisë zbatimin muajin e ardhshëm dhe ka afat 1 vit e gjysëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here