Home Kosova Nikoliç: Kosoven nuk do ta dorezojme

Nikoliç: Kosoven nuk do ta dorezojme

734
0

Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar për televizionin malazez se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, edhe pse kjo do të kishte si kosto anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. “Unë nuk jam në listën e atyre që do ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

Nikoliç shtoi se Serbia do të mbetet “ushtarakisht neutrale” dhe se deri tek anëtarësimi në BE partneri kryesor i saj do të jetë Rusia. “Më vonë do të shohim”, shtoi Nikoliç.

Duke folur për “neutralitetin ushtarak” dhe faktin se Serbia do të mbetet e rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s, Nikoliç tha se Serbia i ka njohur fqinjët e saj, se nuk do të sulmojë askënd dhe se as atë nuk do ta sulmojë askush.

“Përse dikush do ta sulmonte Serbinë?”, pyeti ai, duke shtuar se nuk do të ndërhyjë në punët e qeverisë, siç ka bërë më herët Boris Tadiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here