Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në Prishtinë në orën 09.10 minuta nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore të organizuar posaqërisht.
ORA 06.45 RAMA NË TWITTER: I EMOCIONUAR PER VIZITEN E PARE
Kryeministri i Shqipërisë nis sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Pritet që në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Mësohet gjithashtu se kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit.
Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Madje në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.
Zyra e shtypit të kryeministri të Kosovës ka zbardhur dhe axhendën e takimeve të Ramës dhe Thaçit, ku në orën 09:00 do të bëhet një pritje me ceremoni shtetërore. “09:30 Takim Tetë-a-tetë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. 10;00- 10:45 Takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive, 10:45 – 11:05 Konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama”, thuhet në axhendën e zbardhur.
Ndërkohë që pas kësaj kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë takime në Bruksesl, për të cilat ka lajmëruar vetë pak kohë më parë. Por në të nnjëjtën kohë kreu i ri i qeverisë do të ketë takime edhe me krerër të instutucioneve në vend, kjo në kuadër të bashkëpunimeve mes tyre dhe kabinetit qeveritar.