Home Aktualitet Lezhe, vetevritet 27-vjecari, hidhet nga kati i 6 i pallatit

Lezhe, vetevritet 27-vjecari, hidhet nga kati i 6 i pallatit

235
1

Nje 27 vjeçar nga lagjia “Gurra” e qytetit të Lezhës i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Eli Doda ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin e qytetit, pa mundur që të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Anglia, ku kishte qëndruar disa vite si emigrant, ndërsa jetonte në shtëpinë e nënës së tij, e cila ishte divorcuar me të shoqin disa vite më parë.

Kthimi nga shteti ishullor i 27 vjeçarit është përjetuar me një rëndim të gjendjes psiqike, pasi nuk ka mundur të përfitojë dokumentet nga shteti aglez. I riu kishte vuajtur një dënim prej 4 vitesh në shtetin në shtetin anglez, fakt që duket është bërë shkak për mosrinovimin e dokumenteve të të riut. Gjatë periudhës që ka qëndruar në Lezhë, 27 vjeçari Doda ka shfaqur shenja krize të cilat sollën edhe momentin fatal të hedhjes nga apartamenti ku jetonte.

Në momentin që ka marrë vendim për ti dhënë fund jetës, Eli Doda ka qënë i vetëm në shtëpi dhe nuk ka lënë asnjë shënim për nënën apo babain, i cili ndodhet në emigracion. Ka qënë disa banorë që jetonin në të njëjtin pallat me viktimën, ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të riut, por pa mundur që ti shpëtojnë jetën.

Më herët nëna e të riut që zgjodhi të kryejë vetëvrasjen kishte prezantuar problematikën e djalit të saj, por pa menduar për një fund të tillë kaq tragjik. Edhe gjatë bisedave me shokët e tij, Eli Doda, kishte shfaqur vështirësi në ambjentimin me situatën në të cilën ndodhej, duke ia referuar situatën e tij refuzimit për rikonfirmimin e dokumentave nga shteti anglez. Ai njihej si një djalë i mbyllur në vetëvete, por që gëzonte respekt në lagjen ku ishte rritur, ndërsa shokët e tij nuk kanë asnjë shpjegim për të konkluduar në këtë vendim fatal.

Previous articleKolaudimi, 9 persona përfundojne ne pranga
Next articleBasha: Sistem i ri per kontrollin e semaforeve

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here