Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez, është shndërruar në cakun kryesor të Milanit për të zëvendësuar Mario Balotellin. Problematiku Balotelli është në rrugë për t’iu bashkuar Liverpoolit, duke lënë Rossonerët pa opsione në sulm.
Mediat italiane raportojnë se bisedimet në mes të Milanit dhe përfaqësuesve të Martinez tashmë kanë filluar. Martinez, i cili shënoi dy herë për Kolumbinë në Botërorin e kësaj vere në Brazil, së fundi ka nënshkruar kontratën e re me Porton, por besohet se është i gatshëm të kalojë në Serie A.
Nëse lojtari pajtohet, Porto mund ta lejojë atë të largohet për një shumë prej rreth 25 milionë euro.