Home Aktualitet Berat, hapet Panairi i Artizaneve

Berat, hapet Panairi i Artizaneve

511
0

1248466Në javën e Trashëgimisë Artizanale dhe në ditët me frekuentim të lartë të turistëve të huaj, në qytetin e Beratit është hapur Panairi i Artizanëve.

E veçanta e këtij panairi është se do të qëndrojë i hapur në çdo fundjavë, përgjatë të gjithë muajve të verës. Organizatorët thonë se ka qenë e vështirë për të mbledhur bashkë të gjithë artizanët e qytetit.

“Kjo është një nismë e ndërmarrë nga artizanët e lagjes Mangalem, duke ditur që kjo lagje është epiqendra e vjetër e artizanatit. Jo rastësisht kjo nismë ndërmerret që këtu”, thotë Adelina Theollari, koordinatore e panairit.

Punime në dru, në gur apo metale të çmuara janë ekspozuar në këtë panair. Të gjitha punimet janë krijuar nga artizanët e njohur beratas, të cilët ende përdorin teknikat e vjetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here