Home Politike Nuland ne Tirane, takime me Ramen, Bashen e Bushatin

Nuland ne Tirane, takime me Ramen, Bashen e Bushatin

716
0

Rama-NulandNdihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka mbërritur për një vizitë 4-orëshe këtë të dielë në Tiranë, në një axhendë të ngjeshur me në fokus Reformën në Drejtësi. Zyrtarja e lartë amerikane është ndalur fillimisht të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më pas, zonja Nuland do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo në selinë blu por në ambientet e “Hotel Rogner”. Në takim, kryeopozitari do të shoqërohet edhe nga deputeti Oerd Bylykbashi, i përfshirë prej muajsh në procesin e Reformës në Drejtësi, si dhe nga deputeti Aldo Bumçi.

Përgjatë javëve të shkuara, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit ka pasur kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së për të mësuar mbi ecurinë e reformës së konsideruar jetike për Shqipërinë, por edhe për propozimet e opozitës.

Vizita 4-orëshe zyrtare e Victoria Nuland në Tiranë mbyllet me takimin në Kryeministri, me kreun e Qeverisë Edi Rama, të sapokthyer nga Varshava. Vizita në Tiranë e zonjës Nuland është e para, pas asaj në shkurt, kur zyrtarja shoqëroi Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili qëndroi në kryeqytetin shqiptar vetëm për pak orë, ndërkohë që vjen vetëm pak ditë përpara se në Kuvend të miratohet drafti përfundimtar i Reformës në Drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here