Të gjithë personat që kanë një llogari në Instagram, tani mund të postojnë video deri në një minutë. Deri të martën,të gjithë përdoruesit ishin të lejuar të shpërndanin video deri në 15 sekonda, por gjërat kanë ndryshuar nga e marta.
Ndryshimi më i madh në aplikacionin që është në pronësi të Facebook u njoftua të martën, por zyrtarët e saj thanë duhet kohë që ky ndryshim të prekë të gjithë përdoruesit.
Sipas tyre, vetëm një pjesë e përdoruesve mund të shpërndajnë video 60 sekondëshe, ndërsa në muajt në vijim të gjithë do ta kenë këtë mundësi.
Videot po bëhen shumë të rëndësishme në rrjete sociale, sidomos për Instagramin dhe Facebookun. Ky ndryshim i ri mund të përkthehet në të ardhura më të larta për Instagramin.
Aplikacioni për foto po kërkon të fitojë terren përball konkurrentëve si Snapchat dhe Youtube. Instagram ka njoftuar se ka rreth 400 milionë përdorues mujor aktiv në të gjithë botën.