Home Teknologji Snapchat, përditësime të reja

Snapchat, përditësime të reja

658
0

Snapchat, aplikacioni që po rritet me ritme të frikshme, po shndërrohet në një platformë mesazhesh.

Snapchat ishte parë si aplikacioni më i mirë për të ndarë me të tjerët episode nga jeta e përdoruesit, por ndryshimet e fundit i japin një tjetër “fytyrë”.

Përditësimet e fundit, që Snapchat i quan “Chat 2.0” , lejojnë përdoruesit të bëjnë thirrje audio dhe video, të ngarkojnë më shumë se një foto në bisedat më të tjerët, më shumë figura të animuara (stickers), etj.

Po ashtu, me përditësimet e reja, ju me një klikim arrini të shikoni të gjitha postimet e miqve me radhë, jo si në të kaluarën kur ju është dashur të klikoni mbi çdo llogari.

Mëngjesin e së martës të gjithë përdoruesit janë sugjeruar të marrin këto përditësime, ndërsa Snapchat ka publikuar edhe një video ku shpjegon me detaje ndryshimet e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here