Home Aktualitet Lu i mohon vizen prokurorit, frike nga emigrimi

Lu i mohon vizen prokurorit, frike nga emigrimi

102
0

llalla-luFrika e një “emigracioni të mundshëm në SHBA” të kryeprokurorit të Durrësit Agron Gjana, mësohet të ketë qënë motivacioni zyrtar që Ambasada Amerikane ka përdorur në refuzimin e vizës për Agron Gjanën, i cili kishte aplikuar për t’u paisur me vizë së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe tre prokurorë të tjerë shqiptarë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Amerikë.

Sipas burimeve diplomatike në përgjigjen që Ambasada Amerikane i ka dërguar prokurorit Agron Gjana, në të cilën e njoftonte për refuzimin e vizës, një nga mangësitë e dokumentacionit në aplikimin e paraqitur nga Gjana,ka qënë “mosdhënia e garancisë” se Gjana ka një vendqëndrim solid në Shqipëri, për të treguar që nuk kishte ndërmend ta braktiste vendin. Burimi diplomatik tha për “Shqiptarja.com” se mungesa e kësaj garancie, ka sjellë lindjen e dyshimeve tek punonjësit e ambasadës,për një largim emigracioni në Amerikë të Gjanës, pa kthim në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here