Home Aktualitet Basha: “Nene Tereza shembull per ne, te bashkohemi per te miren e...

Basha: “Nene Tereza shembull per ne, te bashkohemi per te miren e vendit”

536
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar lumturimin e Nënë Terezës, si një ditë të veçantë për mbarë kombin shqiptar. Teksa mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Lezhës, Basha tha se të gjithë krenohen me Nënë Terezën.

“Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën. Të gjithë mendojmë çdo ditë, pasi jemi në kohë të vështira në të gjithë familjet shqiptare dhe për këtë duhet një reflektim. Forca e Nënë Terezës është e jashtëzakonshme e cila ishte kudo e pranishme duke ndihmuar njerëzit më të vuajtur në mbarë botën. Ajo na ka dhënë një shembull të madh duke ndihmuar çdo kënd”, është shprehur lideri i opozitës.

Për Bashën Nënë Tereza duhet të shërbejë si shembull për të gjithë, kryesisht për politikanët. “Ne duhet të bëhemi bashkë për të mirën e këtij vendi, kjo për të flakur të keqen që ka gllabëruar këtë vend”, tha Basha.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast janë shfaqur imazhe nga jeta e humanistes shqiptare Nënë Tereza si dhe janë interpretuar këngë dhe poezi kushtuar kësaj figure të madhe të kombit Shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here