Home Aktualitet Laboratori i droges ne Durres, mes te arrestuarve dhe biznesmeni i karburanteve

Laboratori i droges ne Durres, mes te arrestuarve dhe biznesmeni i karburanteve

707
0
Banesa ku perpunohej droga
Banesa ku perpunohej droga

Në mesin e 7 personave të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës një ditë më parë në Durrës dhe sekuestrimit të 700 kg kanabis, rezulton dhe pronari i kompanisë së naftës Trade Petrol & Drilling me seli në Fier e Tiranë, kompani e cila merret me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.

pajtim-bracaj
Në foto faksimile e cila tregon që Pajtim Braçaj është pronar i Trade Petrol& Drilling, kompanisë që përpunon naftën bruto të Armo-s

Sic dhe shikoni në këtë faksimile të Qendrës Kombëtare të regjistrimit të biznesve Pajtim Braçaj, 52 vjeç nga Tirana, i dyshuar si transportues droge nga Kruja deri tek laboratori në Durrës, rezulton Administrator dhe Aksioner me 100% të kapitaleve në kompaninë Trade Petrol & Drilling me seli në Fier.

TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR. Kompania ka njohur rritje të shpejtë, duke e shtuar xhiron me 440% në 2014, në 16.5 miliardë lekë, duke u renditur kompania e 11 më e madhe në vend, në bazë të xhiros vjetore. TPD rezulton me fitim për 2014 me 5.5 milionë USD.

Një tjetër biznesmen i prangosur së bashku me Braçaj në grupin e 7 të arrestuarve është dhe Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër pronar i Pub Cheers në ruga Pjeter Bogdani ne ish-bllok e Tiranë, një lokal i njohur për frekuentimin nga të rinjtë e kryeqyteteti. Ndërsa nje tjetër i arrestuar, Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë i cili dyshohet se mbante lidhjet me trafikantët italian, rezulton pronari i nje firma ndertimi ne itali.

Pajtim Braçaj rezulton që ketë lidhje shumë të fortë me Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë për të cilin hetuesit dyshojnë se qëndron pas këtij grupi të strukturuar kriminal në rolin e investitorit.

Të prangosurit e tjerë janë janë Lutfi Xeka, Qerim Xeka, si dhe Iqmet Pashollari pronar i vilës së kthyer në laborator droge. 700 kg kanabis sativa e sekuestruar dje në Durrës në brendësi të kësaj vile që shihni në pamje, do të trafikohej drejt Italisë këtë fundjavë e ndarë në dy ngarkesa me 350 kg secila.

Ky fakt konfirmohet për shqiptarja.com nga burime pranë grupit hetimor të cilët 24 orë më parë në zonën e Kënetës në Durrrës ndërhynë në laboratorin e drogës.

Të hënën 7 të arrestuarit do të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë nen akuze per grup struktuar kriminal, posedimi dhe trafikimi lënde narkotike. Hetime te policia janë drejtuar nga Prokuroia e Krimeve të Rënda

Por si u zbulua kjo bazë?
Tre muaj më parë në rrugë operative policia është njoftuar për një bazë të krijuar në Durrës ku grumbullohej droga e kultivuar në malësinë e Shkodrës dhe atë të Krujës.
Pas këtij informacioni, vila është vënë në survejimin e policisë dhe agjentëve antidrogë të cilët kanë identifikuar personat që lëviznin në këtë objekt.

Më pas personat janë vënë nën përgjim, ku ka rezultuar se në brëndësi të banesës ishte krijuar laboratori i përpunimit të kanabisit dhe çdo fundjavë të dyshuarit nisnin drejt Italisë sasi të konsiderueshme droge. Kështu kanë dalë edhe emrat e bisnmenëve VIP si të përfshirë drejt për drejt në trafik.

Në përgjimet e hetuesëve ka rezultuar se kryesisht droga transportohej me mjete që të dyshuarit dërgonin drejt Italisë të kamufluar si makina pune, por në disa raste thanë hetuesit dyshohet se është përdorur dhe gomone.

Arrestimet e këtij grupi janë bërë në Shkodër, Tiranë, Krujë, dhe Durrës ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dhe 7 automjete dhe 15 telefona celularë me karta sim të cilët të arrestuarit i kishin në përdorim por jo të regjistruar në emrat e tyre.

Aksioni i policise dje ne Durres
Policia e Durresit zbuloi ne nje aksion te perbashket me Policine e Tiranes, Shkodres dhe Prokurorine e Krimeve të Rënda operacioni i koduar “Koordinata” nje vile ne zonen e ish-Kenetes ne Durres, e cila ishte shenderruar ne nje laborator te perpunimit dhe ambalazhimit te kanabisit. Policia sekuestroi edhe 700 kilograme kanabis i cili ishte perpunuar dhe ishte gati per ne treg, ku mund te kapte vleren e 1 milione eurove.

U arrestuan
Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës – (Pronar i vilës laborator)
Bejto Kotaj  53  vjeç, banues në Shkodër – (Biznemen – Financues)
Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë – (Biznesmen – Financues)
Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë – (Transportues i kanabisit nga Kruja ne Durres)
Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë – (Transportues i kanabisit nga Kruja ne Durres)
Qerim Xeka  47 vjeç, banues në Krujë – (Kultivues i kanabisit)
Lutfi Xeka  25 vjeç, banues në Krujë – (Djali i Qerimit – Kultivues i kanabisit)

Procedohet në gjendje të lirë
K. Xeka 17 vjeç banues në Krujë – (Djali i Qerim Xekës)

Shpallet në kërkim
Valter Pashollari 34 vjeç banues në Durrës – (Djali i të arrestuarit pronarir të vilës Iqmet Pashollari)

Ata akuzohen për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here