Një tren metroje ka dalë jashtë shinave në zonën e Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 pasagjerëve. Ndërkohë që raportohen për dhjetëra të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit me orën e SHBA-së, ndërkohë që mësohet se, disa vagonë të trenit kanë rënë në ujërat e lumit Hudson.
Siç mësohet nga mediat amerikane, treni i metrosë ka dalë nga shinat në zonën Bronksit në Nju Jork. Aksidenti ka ndodhur në veri të Manhatan të dielën në mëngjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur qindra forca policie dhe zjarrfikëse, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në metronë e Manhatanit.