Një permirësim i asistentit zanor Cortana, dhe përditësimet e ardhshme për Windows 10 këtë verë. Këto janë dy të rejat e Microsoft në Build, konferenca vjetore e Redmond, për programuesit.
“Jemi në krye të një horizonti të ri ku vendosen bashkë fuqia e gjuhës sonë me inteligjencën e makinerive”, ka thënë Satya Nadella, administratori i Microsoft. “Windows 10 është tashmë në 270 milionë pajisje aktive”, ka shtuar Terry Meyerson, zv. President ekzekutiv i sektorit Windows dhe pajisjeve.
Përditësimi i Windows 10 vjen në verë, vjen një vit pas publikimit të versionit të parë falas për të gjithë përdorusit e Windows 10. Ky përditësim do të quhet Anniversary Update do të ketë një version më të përmirësuar të Cortana dhe mund të përdorësh Windows Hello për të zhbllokuar faqe e aplikacione.
Gjithashtu edhe publikimi i Windows Ink, suport i lapsit për të gjithë programuesit madje dhe një bllok shënimesh për të shkruar dhe dizenjuar.
Një tjetër e re ka të bëjë me Skype dhe Bot Platform, me të cilat zhvilluesit mund të rrisin formën e komunikimit të shërbimit, përfshi zërin, videon dhe 3D-në.