Home Aktualitet Elementet e reja te sigurise qe do shtohen ne dokumentet biometrike

Elementet e reja te sigurise qe do shtohen ne dokumentet biometrike

667
0

pashaporteTIRANE- Në janar 2015, pasaportat e reja biometrike do të kenë elementë të rinj sigurie. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se, qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do kenë në dorë një ndër dokumentet më të sigurt, në Europë, patjetër, por edhe në botë.

“E po kështu që nga janari 2015 qytetarët shqiptarë do të kenë në dorë kartat e reja të identitetit, të cilat kanë elementë të shtuar sigurie me prekje dhe reliev, kontroll të avancuar me të dhënat biometrike të ruajtura në chip, si dhe chip të aktivizuar për shërbimet elektronike, që do të thotë mundësi për të marrë shërbime në mënyrë elektronike nga vetë qytetari, pa pasur nevojë për prezencën e punonjësit autorizues, që në Policinë e Shtetit mund të jetë vetëm punonjësi i Policisë së Shtetit”. Këto dokumente kanë dy elementë të shtuar të sigurisë, dokumente biometrikë, dhe pasaporta edhe karta e identitetit, që garantojnë siguri maksimale. Elementët do të jenë, prekja me reliev për kartën e identitetit; gjurmët e gishtave dhe verifikimi i fytyrës ose “face recognition”.

Nga ana tjetër, nëpërmjet sigurisë ose elementëve të sigurisë, në këto dokumente, garantojnë dorëzimin e shërbimeve cilësore për qytetarët shqiptarë. Me chip-in e sigurt dhe të aktivizuar, do të bëhen shërbimet elektronike, pagesat elektronike dhe mbi të gjitha gjurmimin e transaksioneve. Këto ndryshime kanë të bëjnë me shërbimin cilësor ndaj qytetarit dhe me një dimension shumë të rëndësishëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dy këto dokumente në janar të vitit 2015 do jenë në dorë të qytetarëve shqiptarë për akses në shërbime cilësore dhe për më shumë siguri, për qytetarët shqiptarë, për sipërmarrësit, për shtetin e për ndërkombëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here